MCP logusaid
Students
Companies
Institutions
Për studentë dhe të diplomuar...

Mundësi për të marrë përvojë pune, kontakte profesionale dhe referenca, që rrisin mundësinë për punësime të ardhëshme.

Për kompanitë...

Kompania juaj ka mundësi që të vlerësojë arritjet tuaja pa ndonjë detyrim afatgjatë, nga ana tjetër është një mundësi për të tërhequr dhe motivuar profesionistë të rinj.

Për institucionet arsimore...

Zgjero mundësinë për punësim më të shpejtë pas diplomimit dhe rrit popullaritetin tënd dhe reputacionin.

 

Mër, 08 Shtator 2010

Korrespondenca afariste

Gjatë mbajtjes së korrespondencës afariste dhe komunikimit të përgjithshëm me rekrutuesit, duhet të mbani llogari për kulturën dhe etikën e vendit ku vlerësoheni. Hulumtimi i këtyre vlerave dhe percepcioneve do t'i rrisë gjasat tuaja për sukses. 

Udhëzimet e përgjithshme:

  • Prezantoni veten dhe cekeni qartë qëllimin e letrës tuaj, shpjegojeni qëllimin në qoftë se mendoni se është në dobinë tuaj (e njëjta vlen edhe për thirrjet telefonike).
  • Jepni frymë personale letrës tuaj - përdoreni emrin dhe titullin e personit të cilit ia drejtoni letrën, shënojeni atë që e dini për këtë person, veçanërisht në qoftë se kjo ndihmon në thyerjen e akullit: e kaluara e përbashkët, shkollimi, përvoja e punës...
  • Përshtatjani secilën letër kulturës dhe nevojave specifike të secilës kompani.
  • Mbështetni deklaratat tuaja me fakte dhe shembuj. Nuk duhet të jeni servilë ose të bezdisshëm. 
  • Jeni sa më të qartë që është e mundur: mos përdorni fjalë të gjata dhe komplikuara, shkruani paragrafë të gjatësisë mesatare dhe prezantoni informatat në mënyrë të shkurtër dhe precize. 
  • Përdorni frymë aktive, jeni pozitiv në tonin, përmbajtjen dhe pritjet e cekura. 
  • Respektojeni etikën e korrespondencës afariste (shikoni çështjet specifike të secilit vend). 
  • Mbani stil të qëndrueshëm në tërë korrespondencën tuaj. 
  • Çdoherë mbani kopje të letrave dhe mbani shënime pas bisedave telefonike.