Curriculum Vitae/Përmbledhja
Curriculum Vitae (CV ose biografia) është vegël e marketingut ku ceken të gjitha aftësitë personale, akademike dhe profesionale, kualifikimet si dhe të arriturat. CV ia përcjell kompanisë potencialin tuaj profesional dhe për këtë arsye duhet t`i përshtatet secilës shënjestër të re.
Shkrimi i CV tuaj
Rekrutuesi mesatar kalon 20-30 sekonda duke e shikuar CV-në tuaj. Për këtë arsye, ajo duhet të jetë koncize, pa mëdyshje dhe me dukje të qartë vizuale. Secila fjalë duhet të jetë e qartë dhe përmbajtësore, me baraspeshë të kujdesshme mes tekstit dhe zbrazëtirave.
CV e juaj duhet të jetë e përshtatur për industrinë, madje edhe për kompaninë të cilën e keni në shënjestër.
CV e juaj duhet të jetë e përshtatur për industrinë, madje edhe për kompaninë të cilën e keni në shënjestër.
Udhëzimet e përgjithshme:
- Përmbajtja, radhitja dhe formati duhet të përcaktohen sipas prioriteteve të punëdhënësit, karrierës tuaj të deritanishme dhe synimeve tuaja.
- Aftësitë dhe të arriturat duhet të jenë konkrete, të matshme, të orientuara drejt veprimit dhe të bazuara në kohë. Përdorni foljet vepruese dhe jepni informata plotësuese. Mos shpenzoni shumë kohë në theksimin e aftësive që dëshmohen ndryshe, por theksoni aftësitë tjera.
- Përdoreni drejtshkrimin dhe sintaksën standarde, evitoni zhargonin dhe shkurtesat.
- Në qoftë se CV është më e gjatë se një faqe, vendosni informatat më të rëndësishme në faqen e parë. Mos harroni ta shënoni emrin tuaj dhe numrin e faqes në krye të secilës faqe pasuese.
- Kërkoni prej këshilltarit për karrierë ose mentorit tuaj ta shqyrtojë CV-në tuaj.
- Më e rëndësishmja është që t`i kontrolloni gabimet e drejtshkrimit dhe të jeni konzistent në radhitje.
Gabimet mund të kenë pasoja serioze.
Përmbajtja
CV tradicionale përbëhet nga këto përmbajtje:
CV tradicionale përbëhet nga këto përmbajtje:
- Identiteti: emri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa, mosha, gjendja civile (mundësisht), shtetësia, obligimet ushtarake (për meshkujt) dhe viza/leja e punës sipas nevojës.
- Synimet (mundësisht): përshkrimi i shkurtër i kërkesës tuaj për punë dhe qëllimet profesionale. Mos jeni shumë konkret nëse dëshironi t`i keni opsionet e hapura.
- Përvoja e punës: për secilin vend pune duhet ta shënoni pozitën, titullin e kompanisë dhe vendin, datën e fillimit dhe përfundimit, si dhe përshkrim të shkurtër të detyrave dhe përgjegjësive. Në qoftë se kompania nuk është shumë e njohur, duhet ta përshkruani edhe sektorin e veprimit, qarkullimin, numrin e të punësuarve, etj.
- Arsimi: shënoni kualifikimin/titullin shkencor, emrin e universitetit dhe vendin, datën e fillimit dhe datën e diplomimit (në të kaluarën ose datën e pritur, nëse pritet brenda dy semestrave). Cekeni mesataren e lartë dhe shpërblimet akademike, theksoni kurset ose hulumtimet relevante për synimin tuaj.
- Aspekti personal: aftësitë gjuhësore, speciale, hobi, sporti, udhëtimi, etj.
Formati dhe vijëzimi
Mund të zgjidhni prej tre formateve të rëndomtë të CV, varësisht nga përvoja, synimet tuaja dhe kërkesat e punëdhënësit: formati kronologjik, funksional dhe i kombinuar. Sigurohuni që vijëzimi të jetë i lexueshëm.
Mund të zgjidhni prej tre formateve të rëndomtë të CV, varësisht nga përvoja, synimet tuaja dhe kërkesat e punëdhënësit: formati kronologjik, funksional dhe i kombinuar. Sigurohuni që vijëzimi të jetë i lexueshëm.
- Kronologjik: e thekson historinë e punës dhe rrugëtimin e qëndrueshëm të karrierës. Vendet e punës dhe shkallët akademike radhiten në radhitje të kundërt kronologjike, duke filluar me më të rejat. Përshkruani detyrat dhe të arriturat në disa detaje. Përdorni shkronjat e theksuara për institucionet akademike, titujt e kompanive dhe të vendit të punës.
- Funksional: Ky format rekomandohet gjatë ndryshimit të drejtimit të karrierës ose rikthimit në tregun e punës. Këtu theksohen aftësitë dhe të arriturat gjatë arsimimit, kurseve ose përvojës profesionale. Zbrazëtirat në arsim/karrierë dhe mungesa e përvojës mund të mbulohet me theksimin e punës së lirë ose detyrave të përkohshme.
- Kombinuar: Ky format është i dobishëm kur dëshironi t`i promovoni aftësitë e transferueshme ose ndryshimet e karrierës. Këtu kombinohen elementet e CV kronologjike dhe asaj funksionale, duke e përfshirë në pika të shkurtra punën dhe përmbledhjen akademike.
- Lexueshëm: Ky format e siguron leximin e CV tuaj nga softueri për njohjen optike të karaktereve. Punëdhënësit i shfrytëzojnë data-bazat për kërkimin në bazë të fjalëve kyçe dhe CV juaj duhet të bazohet më tepër në fjalë kyçe, sesa në fjali. Mos harroni:
- Ta shënoni emrin tuaj në krye të secilës faqe;
- T`i shmangeni shkronjave kursive, pikëve të zbrazëta të numërimit, hijeve, nënvizimit dhe dredhive tjera vizuale, që nuk mund të lexohen nga kompjuteri;
- Përdorni zbrazëtira të mjaftueshme të bardha për ndarjen e pjesëve. Me shkronja të theksuara ose të mëdha mund të nënvizohet informata;
- Zgjidhni fontin standard 10-14 me karaktere të qarta si Times, Palatino ose Helvetica;
- Përdorni fletë të bardha ose me ngjyrë të hapur;
- Mos e thyeni fletën dhe mos e kapni me kapëse metalike.



