MCP logusaid
Students
Companies
Institutions
Për studentë dhe të diplomuar...

Mundësi për të marrë përvojë pune, kontakte profesionale dhe referenca, që rrisin mundësinë për punësime të ardhëshme.

Për kompanitë...

Kompania juaj ka mundësi që të vlerësojë arritjet tuaja pa ndonjë detyrim afatgjatë, nga ana tjetër është një mundësi për të tërhequr dhe motivuar profesionistë të rinj.

Për institucionet arsimore...

Zgjero mundësinë për punësim më të shpejtë pas diplomimit dhe rrit popullaritetin tënd dhe reputacionin.

 

Mër, 08 Shtator 2010

Blerime Xhambazi, praktikant në EVN

- Do të jem praktikant në EVN për dy muaj. Edhe pse në këtë kompani jam vetëm një javë deri tani, kam përshtypje të mirë. Mentori sillet në mënyrë shumë të mirë dhe profesionale, na orienton dhe na ndihmon t’i kuptojmë aftësitë për punën për të cilën jemi të interesuar, në këtë rast, për pozitën Front Office.
Kolegët më të vjetër janë shumë të sjellshëm, ashtu që u adaptova shumë shpejt në ambientin pune, edhe pse ndonjëherë punohet nën stres. Në të ardhmen, kam dëshirë të punësohem në EVN, por edhe në qoftë se nuk e arrij këtë, me plot kënaqësi do të them se e kam pasuruar CV-në e vet.

 

 

Vjosa Hoxha, praktikant në EVN

- Tashmë ka një javë që jam praktikant në EVN, ku e kaluam trajnimin për pozitën në Front Office. Mentori ynë na udhëheq nëpër trajnimit në mënyrë shumë të mirë dhe na ndihmon. Sipas mendimit tim, me punën praktike ne mësojmë se si të bëhemi nëpunës të mirë në këtë kompani në të ardhmen. Kolegët më të vjetër më ndihmojnë në rastet kur kam nevojë. E di se kjo kompani është një nga kompanitë prestigjoze në Maqedoni, prandaj edhe unë dua të jem pjesë nga kjo.

 

 

Mirajetë Sali, praktikant në EVN

- Unë jam praktikant në EVN një javë deri tani. Çdo gjë zhvillohet siç e prita, jam shumë e kënaqur nga mentori ynë, por edhe nga kolegët më të vjetër, të cilët na ndihmojnë gjithë kohën. EVN si njëra nga kompanitë më të mëdha në regjionin u ofron të rinjve shumë mundësi. Njëkohësisht, nëpër punën praktike ata mund edhe të zbaviten sepse të gjithë nëpunësit kanë marrëdhënie shumë të mira miqesore. Me kënaqësi do të doja të punoja në këtë kompani të madhe për të qenë e suksesshme si nëpunësit e tjerë në EVN.

 

 

Shefije Jusufi, praktikant në EVN

- Unë, si praktikant në EVN, jam shumë e kënaqur edhe pse jam në këtë kompani  vetëm një javë. Mentori është shumë i mirë dhe na ofron çdo gjë për të cilën kemi nevojë. Mendoj se EVN është një kompani shumë e mirë, ashtu që edhe ne kemi mundësi për përparime. Kolegët më të vjetër janë shumë të sjellshëm dhe m’i shpjegojnë qartësisht të gjitha detyrat pune. Me kënaqësi do të punoja në këtë kompani.

 

 

Feride Fetaji, praktikant në EVN

- Edhe pse kjo është java e parë e punës sime praktike në EVN, koha kalon shumë mirë. Çdo ditë pranojmë vëmendje nga nëpunësit të kompanisë, të cilët në mënyrë të qartë dhe përgjegjëse na tregojnë gjërat më të rëndësishme, për të cilat do të kemi nevojë në fillimin e punës në Front Office. Mentorin e kemi të disponueshëm gjithë kohën dhe na udhëheq shumë mirë. Padyshim, do të doja të punoj në kompani të suksesshme siç EVN edhe të fitoj eksperiencë cilesore pune.