Intervistat e punës
Intervista është proces i komunikimit në dy drejtime me rekrutuesit dhe aplikuesit. Në këtë fazë të procesit të selektimit, udhëzimet, personaliteti dhe rezultatet kanë rëndësi të njëjtë. Për këtë arsye, është e nevojshme të bëhet dallimi mes llojeve të ndryshme të intervistave.
Intervista është mundësi për ju të tregoni se përshtateni me pozitën e kërkuar, por edhe koha për marrjen e informatës që nuk mund të merret askund tjetër.
Udhëzimet e përgjithshme:
- Përgatituni për intervistën: hulumtoni për kompaninë/pozitën dhe në qoftë se është e mundur edhe për intervistuesin. Merreni me vete dosjen e informatave të kompanisë dhe kontrollojeni gjatë intervistës, sipas nevojës. Përgatitni kopje plotësuese të CV tuaj. Në qoftë se është e dobishme, merrni kopje të punimeve dhe hulumtimeve tuaja të shkruara ose të publikuara. Jeni selektivë – mos merrni me vete porfolio tepër të madhe.
- Jeni miqësorë pa qenë të afërt. Theksoni çështjet që mund t`i keni të përbashkëta me intervistuesin: interesat e përbashkët, shkathtësitë, përvojën. Aftësitë ndërpersonale dhe komunikative kanë rëndësi të madhe.
- Shkoni me qëllim të qartë dhe mbajeni në mend qëllimin. Kjo do tu ndihmojë të relaksoheni më tepër dhe ta dëgjoni me kujdes atë që e thotë intervistuesi.
- Tregoni njohuri të thellë për industrinë/kompaninë dhe theksoni aftësitë tuaja.
- Jeni pozitivë, në nivel gatishmërie dhe shprehni profesionalizëm.
- Jeni të sinqertë, por jo naivë. Mos jepni më tepër informata se që kërkohen, posaçërisht jo për dobësitë tuaja.
- Parashtrojeni pyetjen e duhur në momentin e duhur. Kjo është mundësia që ju të vendosni a e dëshironi vërtetë vendin e punës.
- Menaxhoni me kohën tuaj dhe respektojeni kohën e intervistuesit.
Çka të vishni për në intervistë
Më shumë se 50% e percepcionit të njerëzve tjerë bazohet në dukjen tuaj, për këtë arsye, dukja është qenësore në krijimin e përshtypjes së mirë. Përkushtoni vëmendje të posaçme këpucëve tuaja. Menaxherët, posaçërisht ata që kanë qenë në ushtri, ju vlerësojnë shumë në bazë të këpucëve tuaja.
Veshja për intervistën e punës duhet të hulumtohet gjatë përgatitjes së mirë për intervistën e punës. Këto këshilla mund tu udhëzojnë, por nuk vlejnë në të gjitha rastet.
Këshillat kryesore për veshjen tuaj për në intervistë, për meshkujt dhe femrat:
- Jeni të matur, kjo është më e mira për intervistat, pa dallim nga kodi i veshjes i organizatës.
- Në qoftë se jeni të pasigurt, lajmërohuni dhe pyetni! Mos e pyetni menaxherin për resurse njerëzore. Më e lehtë është ta pyetni recepcionistin ose asistentin për resurse njerëzore. Në qoftë se edhe më tej jeni të pasigurt, vishuni në mënyrë të matur.
- Flokët e rregulluara mirë.
- Thonjtë e pastra, me formë.
- Kolonja ose parfumi në minimum.
- Pa unaza trupor të dukshme (pirs).
- Pa çamçakëz, lëpirëse ose cigare.
- Vetëm një unazë dhe stolitë e kufizuara të arit.
Çka duhet të veshin meshkujt për në intervistë pune:
- Fundi i matur – me dy pjesë & kravatë, me ngjyra të matura dhe solide.
- Këmisha me mangë të gjata.
- Eskivoni kravatat-flutura. Mbani kravatë të matur.
- Këpucët e ngjyrës së mbyllur me çorapët të njëjtë.
- Eskivoni mjekrat dhe mustaqet (nëse nuk mund t`i ndryshoni mustaqet, të paktën formësoni mirë).
- Shkurtoni flokët. Stili i shkurtë dhe i matur është më i miri.
- Mos mbani vathë.
Çka duhet të veshin femrat për në intervistë pune:
- Eskivoni fustanin.
- Këpucët duhet të kenë take të matura.
- Mbani çantë dore në vend të kuletës.
- Pastruesi i matur i thonjve.
- Makiazhi minimal.
Stolitë e arit kufizoni në një unazë martesore dhe një komplet të vathëve.
Përgatitja për intervistën
Gjatë përgatitjes tuaj, sigurohuni që e kuptoni fushën e veprimit të kompanisë, aktivitetet, strukturën organizative, zhvillimet aktuale dhe konkurrencën.
Sa më shumë që dini për industrinë dhe kompaninë në shënjestër, aq më tepër do të jeni të rehatshëm gjatë intervistës.
Në vijim jepen disa pyetje të cilat mund të parashtrohen nga rekrutuesi:
- Cili është qëllimi i juaj profesional?
- Pse ju intereson kjo industri/kompani?
- Pse duhet të jetë e interesuar kompania për ju? Çka është speciale tek ju?
- Si qëndron në krahasim kjo punë me punët tjera për të cilat interesoheni?
- Cilat janë anët tuaja të fuqishme/dobëta?
- Përshkruajeni veten me tre mbiemra.
- Si ju përshkruajnë njerëzit?
- Me cilat lloje të njerëzve jeni të rehatshëm/parehatshëm në punë?
- Ku e shihni veten 5-10 vite prej sot?
- Në vendin e fundit të punës, në çka e keni kaluar pjesën më të madhe të kohës dhe pse? Çka ju ka pëlqyer më së shumti/paku?
- Përshkruani një situatë të vështirë me të cilën jeni ballafaquar.
- Cilat pyetje tjera dëshironi tu parashtrohen?
Intervista është edhe mundësi që ju ta konfirmoni përshtatjen tuaj me kompaninë. Sigurohuni që i parashtroni pyetjet që kanë mbetur të papërgjigjura gjatë hulumtimit tuaj. Në vijim jepen disa shembuj të pyetjeve për parashtrim:
- Si do ta kishit shpjeguar filozofinë tuaj të menaxhimit?
- Përshkruajeni ditën e rëndomë.
- Çka prisni nga unë?
- Kujt duhet t;i raportoj ose me kënd duhet të punoj?
Gjatë intervistës
Personaliteti, besimi, entuziazmi, qëndrimi fitimtar dhe aftësitë e shkëlqyeshme ndërpersonale janë veçori qenësore që duhet të shprehen gjatë intervistës. Ju duhet ta shisni veten, bindeni intervistuesin që t`i kuptojë dhe çmojë aftësitë dhe të arriturat tuaja.
Aftësitë dhe kualifikimet me siguri janë vlerësuar paraprakisht, kështu që në intervistë vlerësohet personaliteti dhe rezultatet e juaja.
- Mbani llogari për dukjen dhe shprehjet e trupit. Këto janë aspekte të rëndësishme të stilit tuaj dhe qëndrimit personal në kulturën e kompanisë.
- Menaxhoni me kohën e intervistës. Ju jeni në intervistë për t`i përgjigjur pyetjet, por edhe për të dëgjuar me kujdes. Merrni përgjigje nga intervistuesi, gjejeni momentin e vërtetë për parashtrimin e pyetjes, shprehni interes dhe qëndroni të fokusuar.
- Demostroni komoditetin tuaj me pozitën. Theksoni çështjet për të cilat mendoni se do ta përfitojnë rekrutuesin në anën tuaj.
- Kontrolloni momentet përfundimtare. Në përgjithësi, kjo është kohë e mirë për parashtrimin e pyetjeve tuaja. Mund të pyeteni nëse dëshironi të shtoni diçka. Qartësoni se çka prisni nga kompania.
Pas intervistës, shënoni përshtypjet dhe çka keni mësuar. Kontrolloni emrat dhe titujt e personave të pranishëm në intervistë. Mbani procesverbal të intervistës, kjo do tu ndihmojë në marrjen e vendimit përfundimtar.



